Iu gjet në çantë një thikë, arrestohet 43-vjeçari në aeroportin Flatrat e Veriut”, Kukës

Shqipëria

Iu gjet në çantë një thikë, arrestohet 43-vjeçari në aeroportin Flatrat e Veriut”, Kukës

Më: 26 prill 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar nga Vora është vënë në pranga nga policia në aeroportin “Flatrat e Veriut”, Kukës.

Ai po tentonte të kalonte kufirin, por gjatë kontrollit, i janë gjetur në çantë një mjet prerës thikë. L.K u arrestua për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Gjithashtu, një 37-vjeçar banues në fshatin Topojan të Kukësit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, Kukës, si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në bashkëpunim me agjentët e sigurisë së aeroportit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit në vijën e dytë, kanë gjetur në çantën e shtetasit L. K., një mjet prerës (thikë). Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 43 vjeç, banues në fshatin Fushë Prezë, Vorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 37 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat