Shpërthen bombola e gazit, shembet një pjesë e banesës në Kuçovë, zë brenda çiftin e moshuar

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit, shembet një pjesë e banesës në Kuçovë, zë brenda çiftin e moshuar

Më: 7 maj 2023 Në ora: 07:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kuçovë. Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, është shembur pjesa e një banese, ndërsa ka zënë brenda një çift të moshuarish. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘11 Janari’ rreth orës 06:00.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e 86-vjeçarit me inicialet M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e 84-vjeçares me inicialet A.K.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit
M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K. Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat