“Ndryshimi është domosdoshmëri”- Igli Cara: Mungesa e investimeve e ka reduktuar ndjeshëm numrin e banorëve!

Shqipëria

“Ndryshimi është domosdoshmëri”- Igli Cara: Mungesa e investimeve e ka reduktuar ndjeshëm numrin e banorëve!

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:23
Igli Cara

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”  për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka vijuar takimet me banorët e zonave të ndryshme të qytetit.

Cara thekson se nga qytetarët ka një ‘dëshirë për ndryshim, energji pozitive, besim, shpresë!

“Bashkë për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti”, shkruan Cara në Facebook.

Ndërkohë gjatë një takimi me banorët e Katundit të Ri, Cara ka theksuar se ndryshimi është domosdoshmëri.

“Në Katundin e Ri, ndryshimi është domosdoshmëri, si kudo në Durrës. Problematikat e shumta dhe mungesa e investimeve e kanë reduktuar ndjeshëm numrin e banorëve. Bashkë do ta ndryshojmë këtë realitet!

Rikthimi i shërbimeve në zonë është hapi i parë konkret, për këto familje, që do të shoqërohet me investime në infrastrukturë dhe mbështetje për fermerët.

Projekte të dedikuara për çdo njësi administrative, që do të përfshijnë çdo sektor. Më 14 maj, bashkë për ndryshim! Qyteti je ti!”, shkruan Igli Cara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat