Vdekja e turisteve në Valbonë, mediat belge i bëjnë jehonë lajmit: Ranë në greminë si vizitori gjerman

Shqipëria

Vdekja e turisteve në Valbonë, mediat belge i bëjnë jehonë lajmit: Ranë në greminë si vizitori gjerman

Më: 11 maj 2023 Në ora: 11:25
Myrthe Baets dhe Joanna Blocaille

Mediat belge kanë raportuar sot lajmin mbi vdekjen e turistes belge në Shqipëri, Myrthe Baets, 25 vjeçe, e cila ndërroi jetë pasi ra në greminë bashkë me mikeshën e saj nga Franca, Joanna Blocaille.

Brusselstimes shkruajnë se vajzat nuk kanë ndjekur rregullat e guidës turistike dhe se Qafa e Valbonës njihet si një vend i rrezikshëm. Media shton se të rejat kanë pasur fatin e një qytetari gjerman, që një vit më parë, rrëshkiti dhe ra në të njëjtin vend.

Ajo kishte udhëtuar në Evropë me të dashurin e saj. Turistja franceze është emëruar nga autoritetet si Joanna B. Të dyja kishin shkuar në shëtitje pa udhërrëfyes pranë luginës së Valbonës. Zona njihet si një vend i rrezikshëm për alpinistët për shkak të terrenit malor. Një turist gjerman ka vdekur më parë atje në maj të këtij viti.

Të njëjtin fat patën dhe Myrthe e Joanna, të cilat rrëshqitën dhe ranë. Mësohet se më pas ka ndodhur një ortek. Shërbimet e urgjencës dhe oficerët u thirrën dhe menjëherë shkuan në vendngjarje, por kërkimi i tyre fillestar për alpinistet u vështirësua për shkak të “motit të keq”.

Baets Myrthe, 25 vjeçe dhe Joanna Blocaille, ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit. Dy vajzat ishin nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, janë përballur me dëborën.

Vajzat kanë humbur rrugën dhe për shkak të mjegullës e kanë rreshkitur nga dëbora duke rënë në një greminë. Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat