Gazetarja: Shqiptarët po lidhin ‘fijet’ me maqedonasit dhe grekët për mbërritjen e drogës në destinacion

Shqipëria

Gazetarja: Shqiptarët po lidhin ‘fijet’ me maqedonasit dhe grekët për mbërritjen e drogës në destinacion

Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:06
Anduena Llabani

Analistja Anduena Llabani ka reaguar mbi rastin e fundit, kur u kapën 105 kg kokainë, ku në transport ishin përfshirë shqiptarë, maqedonas dhe grekë. Llabani thekson se kemi të bëjmë me një skemë të përsëritur, ku rol të rëndësishëm ka DEA. Llabani vë në dukje se ka kompani që janë të vetëdijshme për trafikimin dhe të tjera që janë viktima të trafikimit. Ajo foli për persona me influencë monetare dhe njohje me zyrtarët e vendeve përkatëse, apo shtetit ku do të ketë destinacion kokaina.

"Është një skemë e përsëritur. Gjithmonë kanë qenë bashkë. Kemi një rikthim të bashkëpunimit mes maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe këtë radhë është përdorur Pireu, Selaniku.

Ka një rol të rëndësishëm DEA. Ne e dimë se që nga marsi i vitit të shkuar DEA është instaluar me një zyrë në Shqipëri. Futja e DEA-s në Shqipëri tregon që Shqipëria është kthyer në një vend të rrezikshëm të trafikimit të drogave të forta.

Një pjesë e mirë e kokainës ka dalë nga Shqipëria dhe ka shkuar në territorin kosovar. Është gjë e mirë që është lënë që droga të shkojë në destinacion. Kjo ishte një sasi modeste le të themi, 105 kg, në krahasim me atë të vitit 2018-ës. Në shkurt të 2018-ës u kap 613 kg me kuti bananesh, është e njëjta skemë. Ka kompani që janë të vetëdijshme për trafikimin. Ka kompani që janë viktima të trafikimit. Janë persona me njohje dhe influencë, qoftë monetare, qoftë njohje me zyrtarë të rëndësishëm të vendeve përkatës, ose ku do të ketë destinacion kokaina. Këta njerëz jo vetëm blihen, por në shumë raste edhe gënjehen për futjen e sasive të mëdha të kokainës. Roli i shqiptarëve ka qenë ai i transportit nga Ekuadori në Selanik, pastaj është marrë përsipër nga maqedonasit për t’u çuar në destinacion.

Ka filluar nga janari i vitit të shkuar mes DEA-s, Italisë, Greqisë. Ka pasur informacione që tashmë ishte zgjedhur Greqia si një vend për transportin e drogave të forta. Në pjesën më të madhe të rasteve DEA vendos survejime dhe kontakte me autoritetet e huaja. Janë vetëm 7 persona, por rrethi është më i madh, por s’është provuar akoma për t’i çuar ata para arrestimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat