Hyri në lumin Osum për të notuar, por e mori rrjedha! Gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez

Shqipëria

Hyri në lumin Osum për të notuar, por e mori rrjedha! Gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Është gjetur pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez, i cili u mbyt në lumin e Osumit.

Trupi i pajetë i 68-vjeçarit është gjetur nga palombarët e forcave Renea dhe do të transportohet drejt murgut të Institutit te Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Jules Schuurmans u fut për tu larë në lumë së bashku me bashkëshorten mbrëmjen e 8 Majit, por e mori rrjedha e ujit dhe u mbyt.

Ndërsa gruaja arriti të dalë dhe mori ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit.

E tronditur 64 vjeçarja njoftoi policinë dhe nisën kërkimet, por trupi i tij nuk e gjet deri më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat