Postoi videon ku hidhte embrionin në kosh, reagon infermierja dhe zbulon si qëndron e vërteta

Shqipëria

Postoi videon ku hidhte embrionin në kosh, reagon infermierja dhe zbulon si qëndron e vërteta

Më: 24 maj 2023 Në ora: 21:00
Silvana tregoi embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

Një rast skandaloz ishte ajo që ndodh brenda ambienteve të spitalit të Elbasanit, ku një studente infermiere hidhte në kosh një embrion.

Rasti u zbulua pasi një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në rrjetin social TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Në ato pamje, përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, Silvana tregoi embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

Pas gjithë bujës së madhe që u shkaktua në rrjet, ka reaguar edhe vetë Silvana. E reja ka thënë se pamjet nuk janë të sajat, por se i ka marrë në rrjet.

Po ashtu, ajo shton se video është publikuar aksidentalisht në ‘Tik Tok’, por më pas është fshirë.

‘Unë jam studente e vitit të parë, nuk jam infermiere. E kam postuar pa dashje. Fotoja e embrionit nuk është e imja, është video interneti’– ka thënë e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat