Dita nis me diell por keni kujdes orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Shqipëria

Dita nis me diell por keni kujdes orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Më: 27 maj 2023 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Sot pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.

Në orët e mesditës deri pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat