Paradoksi i rritjes së pagave dhe papunësisë, Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

Shqipëria

Paradoksi i rritjes së pagave dhe papunësisë, Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Pavarësisht rritjes së çmendur së pagave për krerët e zyrtarët e shtetit, shtimit me “thërrime” të pagave të kategorive të tjera shoqërore dhe çmimeve të karburanteve, gjendja ekonomike në vend sërish mbetet shqetësuese.

Shifrat e fundit të INSTAT dhe EUROSTAT e rendisin Shqipërinë në vendin me papunësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Europë. Papunësia në Shqipëri është në nivele 3 herë më të larta se shtetet e tjera të rajonit. Ky fakt reflektohet dhe te rinia.

Të rinjtë shqiptarë zënë vendin më të lartë të të papunëve në Europë. Edhe ata që janë të punësuar në Shqipëri, shënojnë shifra tepër të ulëta krahasuar me vendet e rajonit. Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21.5% (75.050) në 3-mujorin e fundit 2022.

Në krahasim me mesataren europiane prej 6.3% shkalla e papunësisë tek të rinjtë shqiptarë është mëse tre herë më e lartë. P.sh., Serbia e ka papunësinë e rinisë 8.6%, kurse Maqedonia e Veriut 13.8%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat