U arrestuan dy ditë më parë për kultivim të bimëve narkotike, gjykata jep masën e sigurisë për 8 persona

Shqipëria

U arrestuan dy ditë më parë për kultivim të bimëve narkotike, gjykata jep masën e sigurisë për 8 persona

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme cakton masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike. Për 7 prej tyre u lanë në fuqi masa e arrest ne burg.

Ndërsa për 73 vjeçarin Skënder Velja u caktua masa e sigurisë arrest në shtëpi për shkak të moshës.

Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ku 5 prej tyre vijojnë të jenë në kërkim. Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës.

Në një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje. 13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat