“Opozita u vetë-flijua”, Agim Baçi: Pse nuk i kërkon askush llogari Berishës

Shqipëria

“Opozita u vetë-flijua”, Agim Baçi: Pse nuk i kërkon askush llogari Berishës

Më: 28 maj 2023 Në ora: 17:13
Lulzim Basha

Analisti Agim Baçi teksa komentoi zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fitoi PS, tha se opozita u vetë-flijua.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se demokratët ia kanë lënë Sali Berishës te gjithë terrenin duke shtuar se këtij të fundit nuk po i kërkon njeri llogari dhe pse zgjedhjet u humbën.

Më tej ai shtoi ndryshe nga Berisha, Lulzim Bashës i kërkuan të gjithë llogari, kur humbi zgjedhjet e 2021.

“Këta ja kanë lënë të  gjithë  terrenin Berishës e ndoshta për këtë shkak janë dhe kritik ndaj Berishës. Bashës i kërkuan llogari pas zgjedhjeve, por me Berishën po heshtin dhe këtë heshtjen e tyre nuke  kuptoj. PD ka nevojë për një lider të djathtë, nuk ka nevojë për një gjuhë bolshevike të Berishës, i cili e ka kthyer prapë në gjuhë ekstreme”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat