Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Shqipëria

Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 22:10
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është një bast i humbur i amerikanëve.

Sipas tij, qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i takon kapjes së “peshqve të mëdhenj” nuk po gjen zbatim në Shqipëri dhe rrjedhimisht me lirimin e Tahirit ka ardhur dhe zhgënjimi i cili siç sqaroi dhe juristi u shpreh qartë në reagimin e Yuri Kim.

“Nuk dua të jem i njëanshëm në gjykimin tim, nuk dua të jem spekulativ, mund të ketë dhe arsye të tjera, mund të mos ketë asnjë arsye, sigurisht ka nxitur një shqetësim ndërkombëtar të lartë. Reagimi i Yuri Kim ishte një reagim i drejtpërdrejtë për këtë vendim lirimin e Saimir Tahirit.

Për ata që nuk kanë dijeni, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore që gjykohej Saimir Tahiri. Po ta shprehim si një metaforë, ka qenë një bast amerikan në Shqipëri që Saimir Tahiri do të shënonte fillimin e ndëshkimit të ‘peshqve të mëdhenj’ dhe sot pas gjithë këtij asistimi dhe insistimi njëkohësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ardhur dhe zhgënjimi,” – u shpreh Spahiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat