Me shpejtësi deri në 230 km/orë, policia me ‘dorë të hekurt’ - iu hiqet patenta 155 shoferëve

Shqipëria

Me shpejtësi deri në 230 km/orë, policia me ‘dorë të hekurt’ - iu hiqet patenta 155 shoferëve

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Nisur nga fluksi i shtuar në fundjavë drejt zonave bregdetare dhe turistike, policia ka shtuar kontrollet në të gjithë akset kryesore të vendit duke përdorur radarët automatikë, makinat inteligjente, dronët edukues dhe kamerat, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

– 154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;
– 203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;
– 137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

Për rrjedhojë janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 123 prej drejtuesve iu është pezulluar leja nga 3 deri në 12 muaj ndërsa 21 leje drejtimi janë pezulluar me afat nga 2 deri në 18 muaj dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen e papritur

Pas daljes nga burgu, habit me vendimin e fundit eurodeputetja greke

Sali Berisha zbardh marrëveshjen për bashkëqeverisjen PD-PS dhe rrëfen si refuzoi këtë pakt duke dalë kundër SHBA, zbulohen pazaret e tij me Ramën, ja çfarë ndodhi në takimin me këshilltarin izraelit të Bashës në 2021

Janë ndëshkuar me masë administrative:

– 553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;
– 598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit;
– 334 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
– 513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;
– 127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat