Anëtari i Kryesisë së PD: Ata që rrinë tek dera e godinës dhe ofendojnë deputetët janë hajvanë

Shqipëria

Anëtari i Kryesisë së PD: Ata që rrinë tek dera e godinës dhe ofendojnë deputetët janë hajvanë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 14:49
Fitim Zekthi

Anëtari i Kryesisë Fitim Zekthi, në rubrikën “Opinion” vlerësoi mbledhjen e zhvilluar të Kryesisë së PD. Mbledhje e cila zgjati për më shumë se 9 orë.

Gjatë bisedës në studion e News24, Zekthi tha se në mbledhje pati debate me tone të forta, por çdo i pranishëm ishte i lirë për të dhënë mendimin e tij.

Gjithashtu ai komentoi edhe përplasjet me militantë të ish-kreut të PD Lulzim Basha të cilët kanë ofenduar deputetë që janë larguar nga kjo mbledhja, duke i quajtur hajvanë.

“Kur dikush rri ke dera dhe pret që të dalë deputeti dhe e ofendon, ky është hajvan. Por thelbi është tjetër. Mbledhja e Kryesisë ishte shumë normale, u debatua rreth 10 orë. Një pjesë nuk donte fare të votohej, ose kjo që duam ne o bjer e vdis. Unë jam për debat. Tani një ditë më parë u mblodh grupi parlamentar dhe në një pikë thuhet se grupi parlamentar nuk pranon asgjë tjetër vetëm kësaj”, ka thënë ndër të tjera Fitim Zekthi, duke shtuar: Ky vendim prodhon hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Partia ka nevojë urgjente të zgjidhet një kryetar sepse nuk mund të funksionojë për kryetar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat