Ish-partnerja e Edmond Haxhisë akuza policisë: Më futën “në kurth”

Shqipëria

Ish-partnerja e Edmond Haxhisë akuza policisë: Më futën “në kurth”

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:29
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 19 prill 2023 ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Ardian Nikual. Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të viktimës në Shëngjin, ndërsa porositës i ngjarjes është Edmond Haxhia.

Vajza nga Lezha, Valbona D., u konsiderua nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës si “dëshmitarja e penduar” për ngjarjen e rëndë më 19 prill në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj.
Sipas policisë, ishte pikërisht ajo që “tradhtoi” të fejuarin e saj Edmond Haxhia duke treguar detaje për blerjen e motorit që dyshohet se u përdor në atentat dhe lidhjet e tij me “turistin” portugez, Ruben Saraiva, që akuzohet si atentatori.

Me anë të një  kërkese që mban datën 7 qershor,ajo  iu drejtua për ndihmë Avokatit të Popullit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Valbona ka shpjeguar se përveç presionit të bërë përgjatë dy shoqërimeve të saj, ku sipas saj, i është thënë se ajo do të dënohej me 10 vjet burg, i është se djali me të cilin ishte fejuar e ka përdorur në ngjarje për t’i lënë krimin, duke shtuar se atë e futën në kurth.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat