Kanabis mes pyllit, sekuestrohen 700 bimë në Krujë, policia në kërkim të autorëve

Shqipëria

Kanabis mes pyllit, sekuestrohen 700 bimë në Krujë, policia në kërkim të autorëve

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Në kuadër të Megaoperacionit të koduar “Territori i Pastër”, së fundmi është bërë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i 700 bimëve narkotike në zonat e pyllëzuara të Krujës.

Sipas policisë mësohet se është finalizuar me sukses faza e 14-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, ku janë gjetur dhe asgjësuar përmes djegies 700 bimë narkotike cannabis sativa në zona të pyllëzuara të 2 fshatrave të Krujës dhe të malit të Bruzit.

Si rezultat i fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 7753 bimë narkotike cannabis sativa.

Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat