“Dëgjoj zëra, flas me djallin”- Dëshmia e 52-vjeçarit që vrau të riun nga Lezha

Shqipëria

“Dëgjoj zëra, flas me djallin”- Dëshmia e 52-vjeçarit që vrau të riun nga Lezha

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 15:09
Alfons Kola

Alfons Kola, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare humbiu vra 10 ditë më parë në Itali, pasi u godit me thikë jashtë një lokali në Calcinato, në provincën e Breshias.

33-vjeçari u transportua me urgjencë në gjendje të rëndë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni delikat. Megjithatë ai nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Policia arrestoi një orë pas ngjarjes autorin e vrasjes, 52-vjeçarin Petrit Gega, bashkëatdhetar me të riun shqiptar.

Mediat italiane kanë zbardhur deklarimet e Gegës përballë grupit hetimor. Autori i krimit nuk zbuloi motivet se përse e qëlloi bashkëatdhetarin e tij.

“Dëgjoj zëra, shoh djallin, dua të flas me një ekzorcist”, këto janë disa nga deklaratat e raportuara nga Giornale di Brescia , të dhëna para hetuesve nga 52-vjeçari.

Sipas asaj që u zbulua nga hetuesit italianë, Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh. Nuk përjashtohet mundësia dhe e një konflikti në të kaluarën ose inate të vjetra mes dy personave të cilët janë të dy me origjinë nga fshati Kallmet i Lezhës.

Mësohet se trupi i të riut ka mbërritur këtë të shtunë në Shqipëri, ku u mbajt dhe ceremonia mortore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat