Benet Beci nis të pastrojë Shkodrën, kryetari i zgjedhur vë në zbatim këshillat e Ramës

Shqipëria

Benet Beci nis të pastrojë Shkodrën, kryetari i zgjedhur vë në zbatim këshillat e Ramës

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 15:37
Benet Beci

Nuk e ka nisur ende detyrën si kryetar i bashkisë Shkodër, por kjo nuk e ka penguar Benet Becin të fillojë të tregojë se qyteti ka nisur një etapë të re.

Në zbatim të porosisë së parë të Edi Ramës, Kryetari i zgjedhur i Bashkisë ka nisur pastrimin e zonave bregdetare.

Socialisti i parë që do të hyjë me shiritin e kryebashkiakut në Shkodër, e ka nisur aksionin fillimisht në Velipojë dhe për tu shtrirë më pas në pjesët tjera të zonave turistike, si në bregun e Liqenit të Shkodrës dhe në brigjet e lumit Buna.

Kjo ndërhyrje do të realizohet me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes qeverisë, Prefektit dhe Bashkisë Shkodër dhe do zgjasë disa ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat