Breshëri dëmton prodhimin në Lushnjë! Fermerët: Shalqiri u prish, do e shisnim për dy javë

Shqipëria

Breshëri dëmton prodhimin në Lushnjë! Fermerët: Shalqiri u prish, do e shisnim për dy javë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:00
Foto e qytetarit

Mjaftuan pak minuta breshër që fermerët e zonës së Karbunarës në Lushnjë të humbnin pjesën më të madhe të prodhimit të shalqirit.

Fermerët shprehen të pashpresë pasi dëmi financiar sipas tyre është tejet I madh.

Një stuhi e paparë ndonjëherë, e pa imagjinuar. Jemi habitur kur e konstatuam. Për mua nuk ka shpresë se kjo ka mbaruar është një investim i hedhur në tokë”– tha fermeri.

Prodhimi, sipas tyre, do të dilte në treg brenda pak javësh. Por tashmë I gjithë shalqiri është dëmtuar dhe askush nga tregtarët s’ka për ta blerë.

“Kjo kokërr iku nuk është më quhet humbje, ka marrë punën e harxhimin e u hodh në tokë. Bima është e plagosur nuk kurohet më por ha vetveten. Ky dëm nuk na ka ndodhur prej vitesh, ne jemi të mbaruar të falimentuar.“- tha fermeri.

Fermerët apelojnë për ndihmë nga shteti me qëllim përballimin e kostove të prodhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat