Zbardhen emrat e propozuar nga opozita, ja kur do të zgjidhet Avokati i Popullit

Shqipëria

Zbardhen emrat e propozuar nga opozita, ja kur do të zgjidhet Avokati i Popullit

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 14:04
Kuvendi i Shqipërisë

Bëhet me dije se brenda 20 korrikut që është seanca e fundit e parlamentit për këtë sesion do të zgjidhet Avokati i Popullit.

Deri më tani në Kuvend janë mbështetur me firma të deputetëve të opozitës 3 emra për Avokat të Popullit.

Burime bëjnë me dije se emrat e mbështetur nga opozita janë Erald Aga, Besim Ndregjoni dhe Edison Frangu.

Një deputet mund të mbështes me firmë më shumë se një kandidat.

Duhen 28 firma deputetësh për të mbështetur një kandidaturë për avokat populli.

Që të zgjidhet Avokati i Popullit duhen të arihet konsensusi mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kërkon një shumicë të cilësuar me 84 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat