Si u zbuluan 52 personat e përfshirë në trafik droge, zbardhet dosja hetimore

Shqipëria

Si u zbuluan 52 personat e përfshirë në trafik droge, zbardhet dosja hetimore

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë hetimore të operacionit  të koduar ‘Rrjeti’ që tregon se si u zbuluan 52 persona të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit.

Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.

Skema është zbuluar nga një agjenti i infiltruar i policisë dhe prokurorisë me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbulonte se si e kryej shitja e lëndëve narkotike.

Fillimisht bleu 2 qese kokainë me 10 maj nga Igli Merko e më pas nga shumica e personave të përfshirë në role të ndryshme.

Për tu kamufluar dhe mos rënë në sy droga shpërndahej dhe vendosej në shishe uji ose paketë cigaresh.

” Agjenti i autorizuar rreth orës 19:30 në rrugën “Belul Berisha” ndaloi para një bar-kafe, ku u afrua te një automjet tip Audi me targa AB-991-ZZ, i cili drejtohej nga shtetasi Igli Merko dhe pasi biseduan për pak sekonda shtetasi Igli Merko me automjetin me targa AB-991 -ZZ u fut në një rrugice përballë një bar-kafe, ndërsa agjenti i autorizuar qëndroi duke e pritur ne hyrje te rrugicës, ne trotuar, pas rreth 3 minutash shtetasi Igli Merko doli nga dera e një banese aty pranë dhe pasi takoj agjentin e autorizuar i dha diçka në dorë “- thuhet ndër të tjera në dosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat