Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Ai tha se kërkesa e opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për çështjen e inceneratorëve është rrëzuar.
“Rrethi në të cilën kryetarja e Kuvendit për fatë të keq ka futur veprimtarinë parlamentare është i rrezikshëm.
Nga një anë shikojmë se si vidhen paratë e qytetarëve shqiptarë, e nga ana tjetër dhunohen të drejtat e opozitës që ia njeh kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit”, tha Gazment Bardhi.