Edhe 10 kuti për tu numëruar në Rrogozhinë/ Kandidati i PS thellon avantazhin

Shqipëria

Edhe 10 kuti për tu numëruar në Rrogozhinë/ Kandidati i PS thellon avantazhin

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Rrogozhinë kanë mbetur edhe 10 kuti për tu numëruar, ku deri tani kandidati i PS Edison Memolla kryeson bindshëm përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha.

Diferenca deri tani është me mbi 990 vota,  më shumë se në zgjedhjet e 14 majit kur fitoi me një diferencë prej 21 votash

Deri tani janë numëruar 44 kuti dhe janë  për t’u numëruar edhe 10 kuti, ku Edison Memolla i PS ka 4936 vota dhe Shkëlqim Hoxha i BF ka 3941 vota.

Deri tani ka përfunduar numërimi i votave të njësisë administrative Gosë, Lekaj, Kryevidh ndërsa vijon numërimi i kutive të votimit të Rrogozhinës dhe Sinaballajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat