Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat, KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur

Shqipëria

Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat, KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:38
Doloreza Musabelliu

Artan Tafani “i penduari i drejtësisë” mes shumë ngjarjeve kriminale që janë zbardhur në media, ka zbuluar se grupi i Laert Haxhiajt ishte duke përgatitur për t’i kryer një atentat prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliut. Në një reagim në Facebook gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka kritikuar KLP-në për neglizhencë në gadishmërinë për të siguruar mbrojtjen e organit më të lartë të akuzës.

Lala thotë se përveç se SPAK nuk ka kushtet e nevojshme, të pasigurt janë dhe familjarët e tyre, duke qenë ligji nuk parashikon asnjë mbrojtje për ta.

Reagimi i plotë:

Siguria e prokuroreve te SPAK

E gjithe Shqiperia i ka syte te SPAK se cilin nga politikanet e korruptuar do te dergoje prapa hekurave.

Po ndersa presim shume prej tyre nga ana tjeter i kane lene te ekspozuar ndaj rreziqeve dhe objektiva lehtesisht te arritshem nga kriminelet.

FAKTE

Vetem 10 nga prokuroret e SPAK, perfshire drejtuesin e structures se Posacme, kane mbrojtje.

Qe ta shpjegohem me qarte.

Altin Dumanin e shoqerojne dy gardiste dhe kur levizi me makine te blinduar ne vere, fakt qe e ka pranuar edhe vete SPAK te tere merreshin si doli lajmi pse u be lajmi. Askush nuk beri asnje analize sesa te rrezikuar jane.

9 prokuroret e tjere shoqerohen nga nje oficer i repartit RES.

Per familjet e tyre nuk parashikohen masa per garantimin e jetes.

Ligji nuk parashikon mbrojtje as per ish drejtuesin e SPAK. Qe te jem e qarte spo mbroj Arben Krajen se vetem perplasje kam patur me te, por e drejta mbetet e drejte.

PO FAKT

Kryeprokuroria ka te pakten 5 shoqerues. Me gjithe respektin qe kam per pozicionin, Prokurori i Pergjithshem ka ne dore celesat e kashtes.

Per ta mbyllur

Prokuroria e Elbasanit pranon se i penduari i drejtesise Tafani ka folur per tentativa per te ekzekutuar prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliun.

Por kur pyet KLP thote ja do e diskutojme neser kete ceshtje ne nje kohe qe Keshilli do duhet te ishte mbledhur edhe ne mesnate per ta shqyrtuar rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat