Viti i keq i ullirit! Në Fier ka më pak prodhim, pritet rritje e çmimit të vajit

Shqipëria

Viti i keq i ullirit! Në Fier ka më pak prodhim, pritet rritje e çmimit të vajit

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Në zonën e Cakranit në Fier, sapo ka filluar sezoni i vjeljes së ullirit dhe fermerët i janë drejtuar fabrikave të vajit të ullirit që këtë vit presin të prodhohet më pak.

Vëllezërit Taulant dhe Klodjan Musaraj sot e kanë ditën e parë të punës në fabrikën e tyre.

Përgjatë gjithë vitit kemi grumbulluar vajin e mbetur stok të fermerët e zonës dhe këtë sezon duke parë kërkesat e mëdha për vaj në tregun vendas dhe atë të huaj ne kemi rritur kapacitetin e përpunimit por njëkohësisht dhe të cilësisë, falë edhe lehtësimit të procedurave dhe dokumentacionit për certifikimin e produktit shpresojmë që këtë sezon t’i vijmë në ndihmë fermerëve për shitjen e ullirit dhe të vajit në fabrikë”, tregon Taulanti.

Edhe pse njihet si një nga zonat me prodhimtarinë me të lartë të ullirit, ku më shumë se 90% e familjeve merren vetëm me kultivimin  dhe përpunimin e  tij, ka prej tyre që sivjet nuk do të sigurojnë as nevojat e tyre për konsum shtëpiak.

Në zonën e Cakranit janë më shume se 410 mijë rrënjë ullinj  dhe 9 fabrika vaji  të përpunimit të ullirit. Vitin e kaluar, sasia e prodhimit të ullirit shkoi në 100 mijë kuintal ullinj, duke dhënë një sasi prej 10 mijë ton vaj ulliri. Tregu i shitjes dhe çmimi kanë rritur edhe zhvillimin ekonomik të familjeve të kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat