Rasti i 3-vjeçares në kopshtin “Stinët”, AMP nis hetimet për 4 efektivë: Pranuan se e kanë neglizhuar çështjen

Shqipëria

Rasti i 3-vjeçares në kopshtin “Stinët”, AMP nis hetimet për 4 efektivë: Pranuan se e kanë neglizhuar çështjen

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për 4 efektivë i Komisariatit nr. 1, në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat “Stinët” ku 3-vjeçarja theu këmbën.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se bëhet fjalë për 3 efektivët e pezulluar nga policia Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj dhe një i katërt që ditën e denoncimit ka qenë i gatshëm.

Të katërt janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se e kanë neglizhuar çështjen, duke thënë se do të vijonin hetimin të nesërmen dhe në vijim.

Megjithatë, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë verifikuar sipas ligjit dokumentacionet e kopshtit, siç rezultoi më vonë i palicencuar.

Hetuesit po vijojnë hetimet për të parë nëse efektivët e akuzuar kanë përfituar ryshfet për të lehtësuar pozitat e pronarëve të kopshtit privat. Kjo mbetet në kuadër të dyshimeve fillestare pasi për momentin nuk ka prova për ngritje akuze, raporton gazetari Bajraktaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat