Reshjet e dëborës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Qarkullimi pa probleme në akset nacionale

Shqipëria

Reshjet e dëborës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Qarkullimi pa probleme në akset nacionale

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 12:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoriteti rrugor shqiptar ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të dendura të dëborës ditën e djeshme dhe bllokimit të disa rrugëve. ARRSH njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, teksa i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. 

Reshjet e dëborës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Qarkullimi pa probleme në akset nacionale, kujdes duhet...

Përmes një postimi në rrjetet sociale ARRSH ju këshillon të bëni kujdes dhe të ulni shpejtësinë e automjetit.

Njoftim mbi gjendjen e akseve rrugore

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin.

Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat