547 mijë turistë vizituan Shqipërinë në nëntor, Rama: Provë se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit

Shqipëria

547 mijë turistë vizituan Shqipërinë në nëntor, Rama: Provë se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

547 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në muajin nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo shifër tregon se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit dhe në çdo zonë të tij.

Sipas kësaj shifre, numri i përgjithshëm i vizitorëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë gjatë gjithë 2023-shit shkon në 9.45 milion, një shifër rekord, duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të preferuara.

“9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti! 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, ka shkruar Rama, në një postim në Facebook.

Kryeministri më parë ka thënë se, deri në fund të vitit pritet që numri të arrijë në 10 milion turistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat