Sot asfaltimi në unazën Lindore të Tiranës, ARRSH: Qarkullimi i bllokuar në këto segmente rrugore

Shqipëria

Sot asfaltimi në unazën Lindore të Tiranës, ARRSH: Qarkullimi i bllokuar në këto segmente rrugore

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 10:08
Qarkullimi i bllokuar

Ditën e sotme, 16 dhjetor, nga ora 06:00 e mëngjesit dhe deri në orën 22:00 qarkullimi në aksin nga Rrethi i Shkozës te Xhamia në Farkë do të jetë i bllokuar për shkak se do të hidhet asfalti në rrugë.

Një ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë që të shfrytëzojnë rrugën e vjetër deri në përfundim të asfaltimit.

“Njoftim! Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.

Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat