“Mbyllëm dyer e dritare”, e moshuara rrëfen tmerrin nga zjarri në qendrën tregtare

Shqipëria

“Mbyllëm dyer e dritare”, e moshuara rrëfen tmerrin nga zjarri në qendrën tregtare

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 22:07
E moshuar

Një e moshuar, e cila mori ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës rrëfeu tmerrin nga zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë.

Ajo tha se u shpëtua nga një vullnetar i cili e ndihmoi të dilte jashtë godinës.

“Tani ndihmë mirë e lehtësuar, rrofshin policia, zjarrfikësja që më shpëtuan, jo në shtëpinë tonë, por e pamë nga ballkoni mbyllëm dyer e dritare, mua më mori një vullnetar, atë komshinë e mori një polic, nuk ia di emrin atij, ai rrezikoi edhe veten erdhi u shtrua, unë nuk pashë gjë, vetëm tym asgjë tjetër, falë doktorëve dhe infermierëve”, tha e moshuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat