“Po krijojmë një sistem të dedikuar për statistikat e turizmit”, Kumbaro: Bashkëpunim me platformat Booking dhe Airbnb për informalitetin

Shqipëria

“Po krijojmë një sistem të dedikuar për statistikat e turizmit”, Kumbaro: Bashkëpunim me platformat Booking dhe Airbnb për informalitetin

Më: 6 janar 2024 Në ora: 12:32
Mirela Kumbaro

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, në konferencën për mediat që po mban me gazetarët për bilancin e vitit 2023, theksoi se Shqipëria sot është kryefjalë e turizmit, gjë që përkthehet në të mirë në investimeve dhe ekonomisë.

“3.2 milionë euro duke iu referuar bankës së Shqipërisë, janë para të hyra në territor dhe pa bërë një aritmetikë të thjeshtë, janë para që janë injektuar në ekonominë e Shqipërisë sepse turistët blejnë nëpër dyqane, paguajnë në restorante, paguajnë hotelet, taksitë apo makina me qira, gama e harxhimit të këtye parave është brenda sektorit të ekonomisë. Edhe shifrat e ministrit dje, shkojnë paralel me këto 3.2 mld euro. Çfarë kanë fituar shqiptarët. Shqiptarët dhe Shqipëria kanë fituar një imazh tjetër që na bën mirë të gjithëve. Por për të qenë krenar se Shqipëria sot është kryefjalë e turizmit, që na përkthehet në të mirë politike, të investimit, sepse në një vend ku reputacioni është negative, kjo nuk tërheq investitorë, nuk jep garanci dhe prodhon efekte negative. Përfitimi është shumë i madh që përkthehet në ekonominë e çdo familjeje.”, theksoi ministrja.

Më tej, ajo shtoi se qeveria është në komunikim me platformat Booking.com dhe Airbnb për një marrëveshje drejt formalizimit.

“Booking.com Airbnb, dy platforma ndërkombëtare, kjo është arsyeja pser është ndërmarrë një iniciatë nga qeveria shqiptare, ka filluar një komunikim zyrtar me këto platforma për të rregulluar marrëdhëniet drejt fermalizimit dhe vjeljes së të ardhurave. Jemi të ndërgjegjshëm që një pjesë e vizitorëve nuk e matim dot.”, theksoi ministrja.

Kumbaro shtoi se po punohet për një sistem të dedikuar për statistikat e turizmit.

“Jemi duke punuar për një sistem të dedikuar të statistikave për turizmin. Sa i përket mjedisit, dua të theksoj që nuk do të thotë se kur flasim për monitorim se janë të gjitha ditët perfekt. Tirana ka intensitet më të madh, shumë më tepër makina sesa Gjirokastra. Në Tiranë ka dy stacione mmonitorimi nga agjencia kombëtare e mjedisit. Dy prej tyre sot, që lëvizin nëpër të gjithë vendin, për të bërë matjet e nevojshme, ka edhe mjete të tjera që mund të bëjnë matjen e ajrit. Me përforcimin e rregullave, qoftë të ndërtimit, Tirana vetëm 6-7 vite më parë i kishte ndërtimet të hapura. Tirana nuk është zona e kuqe në mënyrë permanente. Mund të ketë pika të caktuara“, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat