Shtëpia muze e Kadaresë/ Stacioni i preferuar i vizitorëve në Gjirokastër

Shqipëria

Shtëpia muze e Kadaresë/ Stacioni i preferuar i vizitorëve në Gjirokastër

Më: 28 janar 2024 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtëpia muze e shkrimtarit Ismail Kadare është një nga stacionet e preferuara të atyre që vizitojnë Gjirokastrën.

Përgjatë janarit muzeu Kadare ka sjellë një radhë eventesh kushtuar 88 vjetorit të lindjes së shkrimtarit duke e shpallur Janarin “Muajin Kadare”.

Dokumentari “Arkitektura e traditës” është ende duke u shfaqur në muze dhe do të jetë aktiv për vizitorët deri në fund të muajit.

Rikonceptimi i përmbajtjes brenda banesës Kadare garanton një rrugëtim interaktiv të vizitorëve përgjatë fëmijërisë dhe rinisë së shkrimtarit duke sjellë të materializuara në objekte dhe video- mesazhe përjetimet e autorit dhe pasazhe të librave të tij. Vizitorët mund të shpenzojnë kohë duke lexuar një libër brenda banesës, ose duke përjetuar efektet e avionëve bombardues në vendstrehimin mbrojtës.

Viti 2023 ka qenë viti më i suksesshëm sa i takon vizitueshmërisë në muzeun Kadare. Kanë qenë mbi 8000 të huaj por edhe shqiptarë. Dixhitalizimi i dha një impakt pozitiv vizitueshmërisë. Vizitorët interesohen për veprën e shkrimtarit por edhe jetën e tij në Gjirokastër dhe duan të prekin nga afër ato që kanë lexuar kryesisht në romanin “Kronikë në gur”, romani ku ai e përshkruan mjaft mirë shtëpinë ku ka lindur“-shprehet Bruno Pjetri, udhërrëfyes.

Në Gjirokastër janë aktualisht aktivë 4 muzeume publikë dhe 2 privatë. Ndërkohë jashtë funksionit janë shtëpitë muze të familjes së Çerçiz Topullit, Musine Kokalarit e Eqrem Çabejt. Fondi material i relikeve të të gjithë muzeumeve ka qenë i jashtëzakonshëm.

Muzetë kryesorë të Gjirokastrës janë vizituar gjatë sezonit veror nga gati 145 mijë vizitorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat