Prençi: Beleri do të përballet shumë shpejt me akuza të reja

Shqipëria

Prençi: Beleri do të përballet shumë shpejt me akuza të reja

Më: 4 mars 2024 Në ora: 23:15
Shemsi Prençi

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi deklaroi në emisionin “360 gradë” se Fredi Beleri do të përballet me akuza të reja ndërsa ndodhet brenda qelisë, i arrestuar nën akuzën e shitblerjes së votave.

“Beleri do të përballet me disa akuza të tjera shumë shpejt nga drejtësia shqiptasre. Do të zhgënjehen drejtuesit e koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe atyre që i kanë vendosur vulën në Tiranë. Fatkeqësia më e madhe do të mbetet në historinë e vendit që një grup liderësh të opozitës, në momente kyçe për opozitën morën vendime që i çoi në disfatë.”, tha Prençi.

Ndërsa gazetarja Anduena Llabani deklaroi se Beleri paguante grekët që të vinin me taksi për të votuar.

“Duke qenë se ranë në sy me autobusat, u vendos që të vinin me taksi, do të sillnin shtetas grek dhe pagesa për ta ishte 500 euro. Këto gjëra i dinë himarjotët, dhe shumë njerë të tjerë që punojnë në institucione. Mendoj se do të hapin ndonjë proces tjetër ndaj Belerit.”, u shpreh gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat