Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Shqipëria

Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:34
Krujë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Krujë, ku një 42-vjeçare nga fashti Tapizë i Krujës është arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj të porsalindur.

Leta Koçi është paraqitur vetë në Komisariatin e Krujës ku ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e kësaj të hëne e ka hedhur në lumë.

Ajo ka pretenduar se foshnjën e ka lindur të vdekur dhe e ka futur në qese më pas e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Menjëherë uniformat blu kanë nisur kërkimet në lumë, por pa rezultat pasi foshnja nuk është gjetur dhe dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.

42-vjeçarja është e martuar dhe ka një fëmijë tjetër, raporton Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat