Raporti i Freedom House, Alibeaj: Tregoi pazarin për të goditur SPAK-un

Shqipëria

Raporti i Freedom House, Alibeaj: Tregoi pazarin për të goditur SPAK-un

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:38
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demorkatike Enkelejd Alibeaj, komentoi jashtë sallës së parlamentit raportin e Freedom House dhe rikthimin në grupin parlamentar të PD të deputetëve të përjashtuar.

“Raporti i Freedom House e vendoste theksin te lufta e pakompromis që po i bëhet SPAK-ut nga të dyja krahët e politikës së vjetër. Sot me sa duket janë bërë bashkë për ta sulmuar SPAK-un. Por raporti i Freedom House nuk trajton vetëm sulmin që po i bëhet SPAK-ut, e kemi thënë ne që të paktën para tre javësh, por në fakt ka thënë dhe diçka tjetër që më lejoni ta citoj: “Është e rëndësië jetike për demokracinë që t’i largojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe që kanë një ta kaluar që minon shtetin ligjor dhe demokracinë”, tha Alibeaj.

Duke u ndalur tek njohja nga Kuvendi e vendimit të Bardhit për rikthimin në grupin parlamentar të deputetëve të përjashtuar të PD, Alibeaj deklaroi se është i qartë pazari mes “dy forcave të vjetra politike”

Pazar ka qenë dhe historia e Komisineve hetimore. Pazar është dhe çështja e amnistisë që kaloi, mjafton të shohim nervozizmin e Ulsi Manjës javën e kaluar.

Pazar është dhe ky i sotmi, se si mundet që duke përdorur në mënyrë jo legjitime të pozitave që nuk i takojnë, as të kreut të grupit parlamentar, as të Kryetares së Kuvendit e cila nuk duhet të futet brenda debateve të brendshme të një force politike. Pazar është dhe ky”, tah Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat