Meta uron kryetarin e Kuvendit: Shqiptarët kanë rol kyç në stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut

Shqipëria

Meta uron kryetarin e Kuvendit: Shqiptarët kanë rol kyç në stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut

Më: 29 maj 2024 Në ora: 10:08
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka uruar kryetarin e ri të parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin për pozitën e re.

Meta tha se është besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik.

“Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Meta.

Më tej, Meta tha se Gashi, si kryetar i kuvendit do të garantojë të drejtat e opozitës në kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat