18 shoferë nën pranga dhe 8815 gjoba brenda muajit maj në qytetin e Elbasanit

Shqipëria

18 shoferë nën pranga dhe 8815 gjoba brenda muajit maj në qytetin e Elbasanit

Më: 30 maj 2024 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Gjatë muajit maj në qytetin e Elbasanit janë arrestuar 18 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim nëntë të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për shkak të drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.

Janë vendosur gjithsej 8815 gjoba, konkretisht:

-4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

-156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

-38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

-1350 për parakalime të gabuara;

-320 për parkime të gabuara;

-1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat