Aksident në Berat, 20-vjeçari përplas me motomjet këmbësoren, shtetasja e huaj përfundon në spital

Shqipëria

Aksident në Berat, 20-vjeçari përplas me motomjet këmbësoren, shtetasja e huaj përfundon në spital

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Rreth orës 15:30, në rrugën urbane “Antipatrea”, në vendin e quajtur “Shtëpia e bardhë”, motomjeti me drejtues shtetasin E. M., 20 vjeç, ka përplasur shtetasen S. TH., 33 vjeçe nga Nepali, këmbësore, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjithashtu dhe drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, ku po kryhen dhe veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat