Protesta e opozitës para bashkisë, bllokohet përkohësisht qarkullimi në disa akse rrugore të kryeqytetit

Shqipëria

Protesta e opozitës para bashkisë, bllokohet përkohësisht qarkullimi në disa akse rrugore të kryeqytetit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 10:01
Në lidhje me protestën policia ka publikuar planin e masave

Ditën e sotme qytetarët do të mblidhen sërish në protestë para bashkisë së Tiranës. Kjo ështe protesta e 13-të që zhvillohet ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj nga detyra pas dosjes "5D".

Në lidhje me protestën policia ka publikuar planin e masave ndërsa thekson se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Policia gjithashtu ka bërë thirrje edhe organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. Ata kanë bërë me dije se nga hedhja e molotovëve dhe sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë rrezikon seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 21 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat