Sherr masiv në qendër të Korçës, ndërhyn policia, mbi 10 persona të shoqëruar

Shqipëria

Sherr masiv në qendër të Korçës, ndërhyn policia, mbi 10 persona të shoqëruar

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Sherr masiv mes të rinjve në qendër të qytetit të Korçës ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne.

Gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se në konflikt janë përfshirë disa të rinj, duke u goditur me njëri-tjetrin.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në sherr.

Mësohet se deri më tani, nga dëshmitarët okularë, janë shoqëruar rreth 10 persona. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat