Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Makina përplaset me furgonin dhe bie në kanal

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Pogradec! Makina përplaset me furgonin dhe bie në kanal

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë- Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg ku një mjet është përplasur me një furgon.

Si pasojë e aksidentit mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat