Sipas MeteoAlb: Pritet devijim i valëvë të nxehtit Afrikan duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në territorin Shqiptar; megjithatë orët e paradites do te mbizotërohen nga moti i kthjellët.
Ndersa, pas mesditës dhe në vijim do të ketë prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu në skajin Verior të vendit.
Temperaturat e ajrit do të do të rriten lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.