Devis Meçe, autori i vrasjes së Egli Progës, është lënë në burg nga gjykata e Korçës ndërsa për tre të tjerët e arrestuar është dhënë masa “detyrim paraqitje”.
Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe akuzohen për “moskallëzim krimi” dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.
Ndaj autorit Devis Meçe rëndon akuza e “Vrasjes nga pakujdesia”. Denis Meçe dyshohet se ka dhunuar për vdekje 42-vjeçarin. Tre të tjerët që u lanë në detyrim paraqitjeje, sipas policisë, kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Motra e 42 vjeçarit të ndjerë ka akuzuar policinë se nuk ka reaguar në kohë. Ajo thotë se shprehet se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion dhe se kanë tentuar të fshehin ngjarjen. E motra e viktimës, bëri thirrje që ngjarja të zbardhet sa më parë, dhe autorët të shkojnë para drejtësisë.