Aksident i trefishtë në aksin Ura e Leklit-Përmet, mes 4 të lënduarve tre janë fëmijë

Shqipëria

Aksident i trefishtë në aksin Ura e Leklit-Përmet, mes 4 të lënduarve tre janë fëmijë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Aksident i trefishte automobilistik ne aksin nacional Ura e Leklit-Permet.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta me pare ne afërsi te kthesës per ne fshatin Kodër ku tre automjete jane perplasur me njeri-tjetrin si pasoje e lagështis ne rruge.  Dy automjete kane qene me turiste te huaj.

Pjesëtaret e një familjeje franceze dhe pjesëtaret e një familje polake kane ngelur te lënduar si pasoje e këtij aksidenti te trefishte. Nga rezultatet fillestare te hulumtuara nga policia rrugore, behet e ditur se automjeti tip Ford me targa polake EPI45EY ka goditur automjetin tip Volksvagen me targa AA641ZH e marre me qera nga familja franceze ne Tirane.

Me pas ka perfunduar me perplasjen me automjetin tip Mercedez Benz me targa LE0010B drejtuar nga nje banor i zones. Si pasoje e perplasjes jane demtuar jo lehte pjestaret e familjes franceze 3 femije dhe nena e tyre te cilet u derguan me urgjence ne drejtim te Spitalit Rajonal te Gjirokastres si dhe pjestare te familjes polake me gervishtje te lehta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat