Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy mjete, shoferi i njërës prej tyre largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy mjete, shoferi i njërës prej tyre largohet nga vendngjarja

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 21:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Korçë – Pogradec.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, edhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Sakaq, raportohet se nuk ka të lënduar, ndërsa drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, policia po heton për rrethanat e aksidentit, si edhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat