Rama “zhduk” edhe Xhaçkën, çfarë pritet të ndodhë me fatin e ish-ministres?

Shqipëria

Rama “zhduk” edhe Xhaçkën, çfarë pritet të ndodhë me fatin e ish-ministres?

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 14:11
Olta Xhaçka

Një tjetër “viktimë” e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste është Olta Xhaçka. Ish-Ministrja, e cila dikur mbante një prej Ministrive më kyç të vendit, atë të Jashtmen, ka ngelur pa asnjë post në PS.

Goditja e parë e Ramës për Xhaçkën ishte heqja si drejtuese politike në qarqe. Më pas ishte marrja e Ministrisë së Jashtme dhe dorëzimi i saj te Igli Hasani.

Por Rama nuk u ndaluan me kaq, pasi vetëm sot i dha një goditje të dyfishtë, që ishte heqja nga lista e sigurtë për mandatet e deputetëve. Vetëm pak minuta më vonë, Rama vendosi dhe ndryshimin e Kryesisë së PS-s, ku emri i Xhaçkës ishte një prej të larguarve.

Me këto ndryshime, shansi i vetëm i Xhaçkës është të marrë vota personale dhe të thyej hersin. Dhe ky shans është vetëm nëse Rama e fut në listë të hapur.
Shpallja e bashkëshortit të Xhaçkës si investitor strategjik në Himarë, duket se po i jep fund karrierës politike deputetes socialiste, në qeverisjen Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat