Tirana Connectivity Forum, Hasani: Mekanizmat e Procesit të Berlinit të integrohen më mirë me ato të BE

Shqipëria

Tirana Connectivity Forum, Hasani: Mekanizmat e Procesit të Berlinit të integrohen më mirë me ato të BE

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 14:09
Igli Hasani

Tiranë, 10 shtator 2024 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në edicionin e 10-të të Tirana Connectivity Forum (TCF24), organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministri Hasani theksoi në fjalën hapëse se në rajon, mes fqinjëve, objektivat e përbashkëta gjeopolitike, ekonomike dhe sociale duhet të jenë prioritet dhe se mekanizmat e Procesit të Berlinit duhet të integrohen më mirë me ato të Bashkimit Evropian.

Lufta në Ukrainë nënvizoi fuqimisht rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, së bashku me përputhjen e rajonit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Monitorimi i zbatimit sistematik të angazhimeve të Procesit të Berlinit, për të krijuar më shumë angazhim dhe qëndrueshmëri të rezultateve do të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë më të hapur në gjetjen e rrugëve për një integrim të përshpejtuar para anëtarësimit të plotë. Duke qenë de-jure pjesë e kontekstit normativ të BE-së dhe Politikës së Përbashkët të BE për sigurinë dhe punët e jashtme, dhe de-facto pjesë socio-ekonomike e saj, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe ta bëjmë zgjerimin e prekshëm,” theksoi Ministri Hasani.

Duke qëndruar tek bashkëpunimi rajonal, Ministri Hasani theksoi se konvergjenca me BE, është instrument i domosdoshëm për perspektivën e përbashkët evropiane.

Ai theksoi se, diskutimi aktual mbi Politikën e Kohezionit të BE-së dhe mbi kornizën e re financiare shumëvjeçare të BE-së pas vitit 2027, mund të jenë mjetet, përmes të cilave këto propozime do të luajnë rolin e tyre, në afrimin hap pas hapi të Ballkanit Perëndimor drejt dhe në Bashkimin Evropian.

TCF24 përkon me 10-vjetorin e Procesit te Berlinit dhe është pjesë e kalendarit zyrtar të Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat