PS mbledh sot Asamblenë/ A do të jetë Rama i pranishëm? Ja çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

PS mbledh sot Asamblenë/ A do të jetë Rama i pranishëm? Ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 12:09
Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali

Asambelja e PS-së në Tiranë mblidhet sot në orën 17:30 për të prezantuar 3 bashkëdrejtuesit Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, ndersa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Rama.

Tashmë prej ditësh drejtuesit poltikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesëve politikë.

Ndërkohë dje kryeminstri Edi Rama i mblodhi të tijët në Elbasan, ku grupi parlamentar u porosit të fuqizojë debatin publik e transparencën, më shumë aktivitet në rrjetet sociale, ndërsa objektiv shihet afrimi i elektoratit gri i cili është konsideruar më i rritur.

Deputetëve ju kërkohet të jenë aktivë dhe të eksperimentojnë platformat më të suksesshme të momentit, përfshirë edhe Tik-Tokun. Fokus të madh është kërkuar t’i kushtohet votës së diasporës. Regjistrimi i emigrantëve nis në janar dhe përfundon në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat