Rekursi në Gjykatën e Lartë, Fredi Beleri kërkon pafajësi

Shqipëria

Rekursi në Gjykatën e Lartë, Fredi Beleri kërkon pafajësi

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 10:38
Fredi Beleri

Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanëeb se kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij Klodjana Gjyzari në sekretarinë e gjykatës.

Në kërkesën e depozituar, Fredi Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pajafësi.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat