Votimi i diasporës, PS me organizim të ri elektoral

Shqipëria

Votimi i diasporës, PS me organizim të ri elektoral

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, njëheraz kryetar i Partisë Socialiste mbajti sot një takim në Tiranë me koordinatorët e kësaj partie në 12 qarqe dhe kryebashkiakët socialistë.

Në takimin me kryeministrin Rama, skuadra e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e bashkive diskutuan organizimin ndërsa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Rama përcolli pamje nga takimi me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën.

“Organizim, angazhim, energji fitoreje”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ndau momente nga takimi ndërsa njoftoi se ” me mundësimin e votës së diasporës kemi përpara një organizim të ri elektoral, për të cilin na duhet një punë e jashtëzakonshme dhe një koordinim më i gjerë”.

Sipas tij, PS është një parti e madhe dhe forca e vetme transformuese për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian
 
Vendosja në fokus e diasporës vjen pasi për herë të parë, me ndryshimet në kodin zgjedhor,  diaspora do të votojë me votë dërguar me postë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat